Sardi: Një evolucion pozitiv

Sardi: Një evolucion pozitiv

Sot është hapur ekspozita fotografike ”Kosovo-thin ice”, e fotografit italian, Riccardo Venturi.

Në këtë ekspozitë fotografi italian e paraqet përmes fotografive situatën në Kosovë në kohën e luftës së viteve 1998-1999 dhe tash njëzet vjet pas.

Përkrah shumë qytetarëve dhe artdashësve, i pranishëm në hapjen e ekspozitës ishte ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ambasadori këtë ekspozitë e cilësoi si një hap të mirë dhe një evolucion pozitiv që ka ndodhur gjatë këtyre njëzet vjetëve në Kosovë.

Unë do të dëshiroja të fokusohem në kuptimin që kemi hasur në këtë ekspozitë. E para kjo ekspozitë na jep prova të diferencës mes kohës kur janë bërë fotografitë. Është mbresëlënës për shkak të evolucionit, që ka ndodhë në Kosovë në këto 20 vjetëve. Merreni këtë si inkurajuese, për vitet e ardhshme. Dhe se dyti konflikti gjakatar që ka ndodhur në të 90-tat dhe që i ka prek të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Sardi.

Nga ana e tij, autori i ekspozitës foli për qëllimin kryesor të këtyre fotografive.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që unë si gazetar e kam mbuluar luftën në Kosovë në vitin 1998-99, kam ardhur si gazetar, por në të njëjtën kohë kam fotografuar situata, fëmijë që të paraqes gjendjen në Kosovë. Ndërsa 20 vjet pas e organizojë këtë ekspozitë, e para me tregu si ka qenë situate në Kosovë dhe si e kam pa unë si gazetar. Ndërsa e dyta janë disa fotografi tjera artistike që do të paraqesin rrugëtimin e këtyre njerëzve dhe Kosovës si e shohin situatën të rinjtë kosovarë”, tha Venturi./21Media