Ekspozita “Michael Jackson: On The Wall” është hapur të premten

Ekspozita “Michael Jackson: On The Wall” është hapur të premten

Në një muze në qytetin Bonn të Gjermanis është hapur ekspozita e re për Mbretin e muzikës pop, “Michael Jackson”.

Ekspozita “Michael Jackson: On The Wall” është hapur të premten.

Koleksioni përfshin diku 100 vepra arti nga 70 artistë të ndryshëm, përfshirë David LaChapelle dhe Andy Warhol.

Premiera e kësaj ekspozite ka ngjallur debat nëse është mirë që këngëtari i ndjerë të vazhdojë të nderohet pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland” që shpërfaq akuza për abuzim me fëmijë.

Dokumentari ka shkaktuar kritika të mëdha ndaj trashëgimisë së Jacksonit dhe disa radio të njohura kanë ndaluar transmetimin e muzikës së tij, ndërsa shumë statuja të tij janë rrëzuar nëpër botë.

Familja e këngëtarit e ka cilësuar gënjeshtër dokumentarin dhe ka thënë se Mbreti i popit është  i pafajshëm. /21Media