2 të ekstraduar nga Italia e Gjermina

2 të ekstraduar nga Italia e Gjermina

Dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare për mashtrim dhe trafikim të miturish janë ekstraduar nga Italia e Gjermania.

I.D, 54 vjeç, u arrestua nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019. Ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia njoftoi se 54 vjecari në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 mijë eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private. Nga kjo shumë, ky shtetas i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 mijë euro.

Ndërsa, i ekstraduari i dytë M. H., 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

27-vjeçari ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion, në Itali, në periudhën 2012-2013, një shtetase, e cila në atë kohë ishte minorene“, njofton Policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt Shqipërisë.