Ekstradohen nga Mali i Zi për tentim vrasjen në Ferizaj

B.Z dhe G.H dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë ekstraduar nga autoritetet e Malit të Zi për një tentim vrasje që kishte ndodhur më 22 prill të këtij viti.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur në Ferizaj në një kafiteri ku pas një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje fizike, viktima V.G. 18 vjeç ishte qëlluar me armë zjarri dhe të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri tani ndodheshin në arrati.

Sipas policisë, bëhet fjalë për të dyshuarit B.Z. 19 vjeç dhe G.H.22 vjeç, të cilët me urdhër të prokurorit  dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Back to top button