Gjykata e ka dënuar me 25 vjet burgim

Gjykata e ka dënuar me 25 vjet burgim

Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vjet burg për vrasje si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar  Byniamin Hajro, 56 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje  me paramendim e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012,  është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në  Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Gjykata e Apelit Vlorë  në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e d)nuar me 25 vjet burgim. /oranews