U prezantua raporti “Faktorët Ndikues në Radikalizimin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm”

U prezantua raporti “Faktorët Ndikues në Radikalizimin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm”

“Ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar është sfidë që po vazhdon”, kështu u tha në Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë gjatë prezantimit të raportit “Faktorët Ndikues në Radikalizimin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm”.

U vu në dukje gjithashtu se mos informimi i drejtë për atë se çka po ndodhë në Siri e Irak, izolimi i të rinjve, dëshira për tu faktorizuar, shpërndarja e literaturës jo adekuate, organizatat e huja me frymime ideologjike dhe jo fetare, shfaqja e mosbesimit te institucionet, janë disa nga shkatarët që kanë ndikuar në rritjen e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm fetar, raporton rtv21.tv

Profesori i sudimeve Isleme, Xhabir Hamiti tha se edhe me tutje ka nevojë të kuptohet fenomeni i radikalizmit fetar. Kërkoi ruajtjen e vijës fetare qe siç theksoi s’ka qenë asnjëherë kërcënuese dhe kundër askujt./21Media

http://rtv21.tv/ekstremizmi-dhunshem-sfide-qe-po-vazhdon/
Facebook Comment