Ai ishte shpallur fajtor në vitin 2000

Ai ishte shpallur fajtor në vitin 2000

Një i burgosur është ekzekutuar, pasi akuzohej për rrëmbimin, përdhunimin dhe mbytjen e një studenteje 19-vjeçare, ngjarje kishte ndodhur në vitin 1998.

48-vjeçarit, Larry Swearingen u ekzekutua me injeksion vdekjeprurëse në Teksas, pasi shteti nuk arriti ta ekzekutonte atë në pesë raste të mëparshme.

Fjalët e fundit të Swearingen në dhomën e ekzekutimit ishin “Zoti i fali ata. Ata nuk dinë se çfarë bëjnë”.

Në një deklaratë të fundit, të botuar pas vdekjes së tij, vrasësi tha: “Sot Shteti i Teksasit vrau një njeri të pafajshëm. Shumë njerëz morën pjesë në rrëzimin tim, duke filluar me Policinë e Qarkut Montgomery i cili më arrestoi në mënyrë të padrejtë”.

Avokatët e tij kanë argumentuar prej kohësh se provat shkencore – përfshirë ADN-në nën thonjtë e viktimës që nuk ishin ato të Swearingen – duhet ta kishin shfajësuar atë.

Por prokurorët kanë pohuar se provat dëshmuan se ai ishte fajtor. Ata thanë që ADN-ja mund të vinte nga prishja e provave.

Ai ishte shpallur fajtor në vitin 2000 për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e Trotter, e cila u zhduk në dhjetor 1998 dhe u gjet e vdekur në një zonë me pyje të dendur në Pyllin Kombëtar Sam Houston në Teksas 25 ditë më vonë.

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Swearingen është i burgosuri i 12-të që u ekzekutua në SHBA.