Sipas Dugollit, harta të tilla janë pasuri për vet popullin ton

Sipas Dugollit, harta të tilla janë pasuri për vet popullin ton

Është hapur ekspozita “Hartografia europiane dhe territoret shqiptare”, koleksion nga Afrim Ethemi.

Në këtë ekspozitë ka marr pjesë dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili e cilësoi si një ekspozitë e veçantë që përfiton  i gjithë populli shqiptar.

Sipas tij, ekspozita të tilla nuk shohim shpesh, pasi hartat të tilla gjenden rrallë.

Kjo paraqet një interesim për t’i pasqyruar popullit shqiptar një trashëgimi të mirëfilltë”, tha ministri Gashi.

Kjo ekspozitë është bërë në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik, e  dekani Bujar Dugolli u shpreh  se harta të tilla janë pasuri për vet popullin tonë.

Këto harta janë një burim i çmuar hartografik që tregojnë se si shihej Shqipëria në Evropë, këto harta janë një pasuri dhe është fat që i kemi”, tha ai.

Ndërsa, autori i kësaj ekspozite, Afrim Hetemi, mes emocionesh tha se përmes kësaj ekspozite, e këtyre hartave paraqitet mundësia që të shihet se ku dhe si kemi qenë në të kaluarën dhe ku do të jemi në të ardhmen si popull shqiptar.

Ishte një punë e thjesht, por kam pasion që të kem diçka afër vetit, që të kem disa kujtime në të kaluarën. Përmes këtyre hartave paraqitet ekzistenca e të kaluarës, me këtë unë iu ofroj të tjerëve një mundësi që t’iu paraqes se kush kemi qenë dhe kush jemi”, tha ai.

Ky koleksion përfshin gjithsej katërdhjetë harta të gjitha trojeve shqiptare.