Angjushev veprimin e shpalljes së tenderave pa miratim të Qeverisë i vlerësoi si shumë jo-profesional

Angjushev veprimin e shpalljes së tenderave pa miratim të Qeverisë i vlerësoi si shumë jo-profesional

Kompania shtetërore Elektranat e Maqedonisë shpalli thirje publike për ndërtimin e sistemit të ngrohjes me vlerë prej 46,3 milion eurosh, në Manastir dhe në tre fshatra të tjerë në rrethinë. ELEM nuk e mori parasysh kërkesën e zëvendës/kryeministrit për çështje ekonomike të qeverisë së re, Koço Angushev që të ndërpritet kjo procedurë.

Thirrja e cila vlen deri në fund të muajit korrik, ka të bëjë me sigurimin e sistemit për ngrohje të rajonit të Manastirit. Para disa ditësh ELEM shpalli thirrje publile për blerje të pajisjeve për miniera për REK MANASTIR, në vlerë prej 24 milion eurosh.

Zëvendës/ministri Angjushev veprimin e shpalljes së tenderave pa miratim të Qeverisë i vlerësoi si shumë jo-profesional. Me këto tendera shteti futet në borxh, për këtë shkak Angjushev sygjeron që këto vendime të kalojnë nëpër disa procedura me anë të së cilave do të sigurohet se të njëjtat nuk janë në dëm të taksapaguesve. Ndërsa drejtori i ELEM-it, Hristijan Mickovski, kuadër i qeverisë së kaluar, para disa ditësh deklaroi se kushtet e kërkuara janë plotësuar, dhe se këto veprime janë në përputhshmëri me ligjin për blerje publike .