QNR ka hasur në disa mospërputhje gjatë procesit të numërimit të votave

QNR ka hasur në disa mospërputhje gjatë procesit të numërimit të votave

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një lidhje direkte në emisionin Click në RTV21, ka bërë të ditur se KQZ do të mblidhet sërish nesër në orën 09:30.

Kjo pasi Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka dërguar rekomandim tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të rinumëruar një numër të paspecifikuar të vendvotimeve, shkruan rtv21.tv.

KQZ sipas Elezit nesër do të vendosë nëse do të ketë rinumërim, ose nëse do të ketë rinumërim të pjesshëm vetëm për subjektin apo kandidatin.

Elezi ka theksuar se nesër në mbledhje do të dalë numri i saktë i vendvotimeve që do të rinumërohen./21Media