Artistja ka marrë urime të shumta

Artistja ka marrë urime të shumta

Sot ishte festë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Elhaida Danin. Artistja ka festuar ditëlindjen e 27-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e shënimit të datës së saj të veçantë, Elhaida ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.

Kjo shihet nga storiet që këngëtarja ka publikuar në instagram për ndjekësit e shumtë.

Elhaida Dani është lindur më 17 shkurt të vitit 1993 në Shkodër. Ajo ka talent për muzikën, gjë e cila vërehet nga interpretimet dhe këngët e saj të shumta.

Kujtojmë që, Elhaida me këngën “I’m Alive” ka marrë pjesë në Eurovision 2015, ku ka arritur të kualifikohej për në natën finale./21Media