Edhe në bardhë e zi ajo duket bukur

Edhe në bardhë e zi ajo duket bukur

Princesha Elia Zaharia-Zogu gjatë ditës së diel ka filluar pushimet. Këtë princesha e ka bërë të ditur përmes një fotografie të hedhur në profilin e saj në Instagram.

Elia në pjesën e sipërme është shfaqur në bikini, teksa flokët i ka të lëshuara, që ia mbulojnë gjysmën e shpinës, ndërsa në pjesën e poshtme ka të veshur një pelerinë, që ia mbulon këmbët, shkruan rtv21.tv

Kur mami shkrep 📷#bardhezi #bregdet”, ka shkruar Elia, duke njoftuar se fotografinë, të cilën ajo e ka lënë bardhë e zi, ia ka bërë mamaja  e saj.

Ndryshe, më 8 tetor të vitit të kaluar në Pallatin e Brigadave u mbajtë  ceremonia celebrimit të Princ Leka II dhe bashkëshortes së tij Elia Zaharia./21Media