Eliminohet mundësia e manipulimit me flamuj të origjinës nëpër markete

Tani flajmujt vendosën në bazë të vendit të origjinës e jo të barkodit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës pasi që, sipas MIT-së, ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt.

“Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit”, thuhet në njoftimin për media të MIT-së.

Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ, sipas MIT-së, u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.

Back to top button