Prishtina fitoi vetëm çerekun e dytë

Prishtina fitoi vetëm çerekun e dytë

Skuadra nga Kosova, Sigal Prishtina nuk arriti ta kalojë grupin në FIBA Euro Cup, pasi pësoi humbje të thellë nga Medi Bayreuth. Në Prishtinë, “bardhekaltërit” u mposhtën me rezultat 68-93.

Vendasit arritën ta fitonin vetëm çerekun e dytë (13-23), kurse mysafirët e dominuan pjesën tjetër të lojës (13-23, 15-22, 17-30).

Te Prishtina sonte pikë dyshifrore arritën, Divine Myles (14), Fahro Alihodzic (14), Jonathan Wade (14) e Fisnik Rugova (11). Tek Medi u dalluan, Alford me 18 pikë e Travis me 14 pikë.

Prishtina pati dy mungesa të mëdha, Dardan Berisha dhe Edmond Azemi nuk morën pjesë në këtë ndeshje pasi ishin të suspenduar, pas disa kacafytjeve mes tyre./21Media