Gërshetim i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin

Gërshetim i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elina Duni do të jetë pjesë e festivalit Anibar. Me tingujt e saj unik të gërshëtimit të tradicionales dhe jazzit, Elina me 16 gusht do të ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar, shkruan rtv21.tv

Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me jazzin ka zgjuar kurreshtje dhe duartrokitje, tek njohësit e muzikës. Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkangjitet gitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të Jazzit Londinez.

Performansa e Luft, përmban oshëtime të Afrikes Perëndimore, folklorit anglez dhe rok indie, të cilat gjejnë një homologë ideal në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast Duni fton bateristin italian Enzo Zirilli tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.

Këtë  përfomrancë mund ta ndiqni me 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë.

Ndryshe, Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo pa dyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese e muzikës./21Media