Elinel: Flori një ‘Hitajesi’

Elinel: Flori një ‘Hitajesi’

Kënga “ Në shpirt”, bashkëpunim i këngëtarit Flori Mumajesi dhe reperit Elinel, ka bërë bujë të madhe në mediat shqiptare.  Jo vetëm për faktin se po pëlqehet nga publiku, por edhe për disa ‘dislike’ që ka marr videoklipi në kanalin YouTube.

Elinel i ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, tha se këtë veprim e kanë bërë ata që i frikësohen suksesit të këtij bashkëpunimi.

“Unë e kom bo edhe një status se është normale me u frikësua sidomos kur konkurrenca është më e fortë. Ma merr mendja që një bashkëpunim i tillë ka frikësuar plotë njerëz të muzikës”, ka thënë Elinel, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, ky frikësim ka ardhur edhe nga fakti se bashkëpunimi ka qenë një kombinim interesant.

Sa i përket bashkëpunimit me Florin, Elinel tha se e konsideron atë si një krijues të hiteve.

“Unë Florit i kam thënë ti nuk je Mumajesi, je ‘Hitajesi’, se është prej shqiptarëve që ka më së shumti hite”, përfundoi Elinel./21Media