Rizgjedhjen e Engel-it e komentoi Pacolli

Rizgjedhjen e Engel-it e komentoi Pacolli

Kongresmeni amerikan, miku i Kosovës, Eliot Engel është rizgjedhur, pa kundërshtarë, në Dhomën e Përfaqësuesve.

Demokrati Engel së fundi i ka vlerësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet, në përpjekjen e partisë së tij për të fituar përkrahjen e Kongresit në lidhje me kundërshtimin e politikave të presidentit Donald Trump.

Rizgjedhjen e Engel-it e komentoi edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.