Ditë e veçantë për Gjikon

Ditë e veçantë për Gjikon

Reperi i njohur, Asdren Gjikolli emri artistik i të cilit është Gjiko sot feston ditëlindjen e 29-të, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij por, një urim të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij, Elita Rudi. Moderatorja për ta uruar burrin për ditëlindje ka zgjedhur fjalët më të mira, të cilat i shoqëroi me një fotografi të bukur, ku çifti shihet duke shkëmbyer puthje.

Elita është shprehur se menxi po e pret pelqërinë që ta kaloj me Gjikon.

“Menxi po pres me u plak me ty, me ti pa rrudhat nen sy, met perqaf e me te thon qe ia dolem. Edhe shume ditelindje me plot shendet e dashni afer neve!! Te duam”, ka shkruar Elita  poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Gjiko dhe Elita i than po njëri-tjetrit në vitin 2018, kurse vitin që e lamë pas janë bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. /21Media