Gjiko e Elita më të lumtur se kur më parë

Gjiko e Elita më të lumtur se kur më parë

Çifti i njohur i estradës shqiptare, Elita Rudi dhe Gjiko mbrëmë janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Zëri.

Lajmi për lindjen e djalit e ka bërë të ditur nëna e reperit, Lirije Gjikolli, e cila përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ka treguar që nga sot e gëzon epitetin gjyshe.

Kurse disa minuta më parë vet, Elita ka publikuar disa fotografi përmes të cilave ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, si dhe e ka shprehur gëzimin e madh për lindjen e djalit.

“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska”, janë fjalët e Elitës që i ka shkruar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli🙏♥️ Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike. /21Media