Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeç

Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeç

Aktorja e famshme e Hollivudit e cila ka prejardhje shqiptare Eliza Dushku, ka habitur me  rrëfimin e saj shqetësues.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se  kur ishte vetëm 12-vjeçare derisa po xhironte filmin “True Lies”, ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud.

Aktorja ka thënë se këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.

Por ajo tani ka falënderuar kolegët e saj të Hollivudit të cilat kanë dal me rrëfimet e tyre për abuzimet seksuale të bëra nga njerëzit më të fuqishëm të Hollivudit, pasi ia kanë lehtësuar edhe asaj që të tregoj për përjetimet e saj të tmerrshme.

Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeç, që ëndërr kishte të bëhej një aktore falë punës dhe mbështetjes së familjes.

Ajo tregoi se Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë.

Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo i kishte thënë të mos e bënte. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.

“Hollivudi ka qenë i mirë me mua por Hollivudi ka dështuar të më mbrojë si një aktore e vogël, aktore fëmijë asokohe. Nëpër vite, fansat më kanë treguar se si rolet e mia në filma i kanë ndihmuar ata të jenë dikush në jetë” ka shkruar Eliza në Facebook.

Ajo tani i ka inkurajuar aktoret e reja që të flasin nëse dikush tenton të abuzoj me to dhe mos të bëjnë gabimin e saj./21Media