Eliza dhe Peter festojnë njëvjetorin e martesës

Eliza dhe Peter festojnë njëvjetorin e martesës

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, sot festojnë njëvjetorin e martesës. Njëvjetori i martesës së çiftit u bë edhe më i veçantë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Philip Bourne Dushku Palanjian.

Bukuroshja shqiptare publikoi disa fotografi me bashkëshortin, të cilat i shoqëroi me dedikimin më të veçantë për të.

“Urime njëvjetori i martesës Z.Palandijan. Bourne dhe unë jemi shumë me fat dhe të duam shumë”, shkroi ajo, transmeton rtv21.tv

Ceremonia e martesës së çiftit u mbajt në Boston. Kjo ishte një ndër dasmat më të komentuara padyshim.

Eliza ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare, dhe në vitin 2011 është emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016 ajo kishte luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku./21Media