Eliza së shpejti do të bëhet nënë

Eliza së shpejti do të bëhet nënë

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Eliza Dushku, po shijon ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Sot, ajo publikoi një fotografi të ëmbël me bashkëshortin e saj. Me këtë fotografi ajo njoftoi fansat se vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga lindja e vogëlushit, transmeton rtv21.tv

Eliza dhe biznesmeni amerikan, Peter Palandjian u martuan vitin e kaluar.

Ajo është njëra nga yjet e famshëm shqiptaro-amerikanë. Ajo ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare dhe në vitin 2011 ishte emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016 ajo kishte luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllaine saj, Nate Dushku./21Media