Ajo ka publikuar një foto të bukur

Ajo ka publikuar një foto të bukur

Aktorja e njohur shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku është shtatzënë. Ajo sot përmes një imazhi të bukur ka bërë të ditur për fansat e saj të shumtë se është në muajin e tetë të shtatzanisë, shkruan rtv21.tv

E veshur bardhë dhe ngjyrë hiri, aktorja shqiptare duket tejet bukur në imazhin e fundit të hedhur në facebook.

“Oh, sa herë ka ndryshuar…”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Eliza është martuar vitin e kaluar me biznesmenin e njohur amerikan, Peter Palandjian.

Eliza Dushku është njëra nga yjet e famshëm shqiptaro-amerikanë. Ajo ka luajtur një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët. Dushku ka luajtur rol të madh edhe përmes avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare dhe në vitin 2011 ishte emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë. Në vitin 2016 ajo kishte luajtur rolin e producentes në një film dokumentar për Shqipërinë bashkë me vëllanë e saj, Nate Dushku./21Media