Eliza kujton disa momente nga e kaluara

Eliza kujton disa momente nga e kaluara

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eliza Hoxha duket se është bërë nostalgjike për kohën e shkuar, kjo pasi që ajo në rrjetin social Instagram ka postuar disa fotografi nga arkivi, shkruan rtv21.tv

Këto fotografi duket se janë nga dy albumet e saj të publikuara në vitin 2000 dhe 2003.

“2 albumet e mia- nostalgji e dashni. 200&2003”, ka shkruar Eliza mbi këto fotografi që ka publikuar në Instagram.

“Hajde Sonte”, “Për ata që s’janë”,”Vendi im”, “Rruga e zemrës”,”Himni im”,”Kthehu”,”Ecjen ti vazhdo” janë disa nga hitet që ka sjellur këngëtarja ndër vite. Eliza gjithmonë i ka kushtuar një rendësi të veçantë teksteve kështu duke i dhënë edhe më shumë shpirt këngës.

Viteve të fundit, Eliza më shumë i është përkushtuar profesionit të saj të arkitekturës duke e lënë anash muzikën. /21Media