Eliza mori mbi 9 mijë vota

Eliza mori mbi 9 mijë vota

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 06 tetorit. Nga rezultatet e zgjedhjeve u bë e ditur se tetë ulëse të Kuvendit të Kosovës u fituan nga gratë e kësaj partie, shkruan rtv21.tv

Nga tetë kandidatet që fituan postin e deputeteve në legjislaturën e re, gruaja më e votuar e PDK-së doli artistja e njohur kosovare, Eliza Hoxha, e cila fitoi 9 mijë e 303 vota.

Ja ka sa vota morën gratë deputete të PDK-së

1. Eliza Hoxha 9 mijë e 303 vota

2. Ariana Musliu-Shoshi 8 mijë e 831 vota

3. Ganimete Musliu 8 mijë 397 vota

4. Evgjeni Thaçi-Dragusha 8 mijë e 365 vota

5. Blerta Deliu-Kodra 8 mijë e 99 vota

6. Besa Ismajli-Ahmeti 7 mijë e 887 vota

7. Floretë Zejnullahu 7 mijë e 46 vota

8. Valdete Idrizi 6 mijë e 236 vota

Eliza Hoxha është lindur më 05 mars të vitit 1974, e cila është këngëtare, autore këngësh dhe arkitekte e njohur. Eliza më 29 mars i është bashkuar PDK-së./21Media