Eliza e lumtur për punën e saj

Loading...

Eliza e lumtur për punën e saj

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha ka tash e sa muaj që në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ka instaluar një instalacion.

Bëhet fjalë për një plis i konstruktuar nga antenat satelitore, të cilat në një mënyrë e promovojnë edhe kulturën e vendit.

Eliza së fundmi ka realizuar një pozë shumë interesante pranë instalacionit të saj, ku shfaqet e veshur me pallto të kuqe dhe plis në kokë.

“Unë, puna ime dhe plisi”, ka shkruar Eliza në fotografitë e publikuar në Instagram.


Ndryshe, Eliza në muajin dhjetor ka sjellë librin “Qyteti është kudo”, duke iu referuar historisë së Prishtinës të viteve të 90-ta. /21Media