Fotografi e rrallë

Fotografi e rrallë

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur kosovare, Eliza Hoxha së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi të realizuar në periudhën e pas luftës në Kosovë, më saktësisht në vitin 2000.

Përmes kësaj fotografie, të cilën e ka shkrepur në Vushtrri, Eliza ka treguar gjendjen jo të mirë të vendit në atë periudhë.

“Maslufte në Vushtrri 2000”, ka shkruar Eliza në Instagram.


Eliza është mjaft e përkushtuar në punën e saj, këngëtarja përveç që është një arkitekte e shquar, ajo është edhe profesoreshë në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë.
Ndryshe, Eliza Hoxha në vitin 2018 mori pjesë në Festivalin e  57-të në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Peng”, ani pse nuk arriti që të fitojë, kësaj kënge ajo i ka realizuar një videoklip. /21Media