Elizës e Erzanës i rikthehet buzëqeshja- u gëzohen ndihmave

Dy binjaket, Eilza dhe Erzana tani janë të buzëqeshura

Falë bamirësisë së njerëzve human, në tri ditët e fundit në adresën e familjes Murati nga Kumanova kanë arritur ndihma pa fund. Ato kanë veshur rroba të reja, të cilat iu kanë dhuruar dhe luajnë së bashku, duke shprehur edhe dëshirën e tyre.

“Dua të kem një shtrat në dhomën tonë me gjithë televizor. Ta kem të mbushur dhomën me plot lodra edhe biçikleta. Edhe fletore e çantë për të shkuar në shkollë, t’i bëj detyrat dhe të marr notat 5-çe”, thanë ato. 

Nëna Xhejlanja thotë se frigoriferin e kanë të mbushur përplot me gjëra ushqimore. Ajo mban shënime për të gjithë bamirësit që i dërgojnë të holla, të cilat është duke i tubuar për të blerë një banesë të vogël sa për të strehuar fëmijët e saj.

“Jam shumë e kënaqur dhe ju falënderohem të gjithëve, të cilët janë duke ë sjell ndihma në ushqim dhe veshje. Janë tubuar disa para, por edhe pak na kanë ngelur deri sa të arrijmë që blejmë një banesë. Nëse keni mundësi, unë bëj thirrje edhe tek të tjerët të vazhdojnë të na ndihmojnë që t’ju siguroj një jetë fëmijëve të mi”, u shpreh ajo. 

Gjendja skamnore e familjes Murati ka sensibilizuar edhe shoqata të ndryshme humanitare, të cilat janë duke mbledhur mjete në vend dhe në diasporë që t’i dalin në ndihmë nënën me katër fëmijë. Një iniciativë individuale ka marrë edhe Llausha Zenuni, e cila prej tri ditësh mbledh mjete nëpër Kumanovë për familjen Murati. Ajo thotë se shuma simbolike do të zbus skamjen e tyre, por akti i saj ka për qëllim të prek ndërgjegjen e qytetarëve,shkruan tv21.tv

“Atë ditë kur u transmetuar në televizionin tuaj rasti i familjes Murari, më ka prekur jashtëzakonisht shumë. Fola me zonjën Xhejlane, e cila më tregoi rastin e saj dhe vendosa që një pjesë e ndihmave të shkojnë për këtë familje. Përveç parave, njerëzit human kanë dhuruar rroba, këpucë e gjëra tjera”, tha ajo. 

Thirrja për ndihmë e familjes Murati u bë nga emisioni “Edhe unë jam këtu” dhe kjo bëri që të solidarizohen njerëzit human. Nëna Xhejlanja kërkon punë që t’ju dal zot fëmijëve të saj për t’i ushqyer e veshur në vazhdimësi. Por, ajo ka shtrirë dorën dhe kërkon ndihmë edhe pak që t’ju sigurohen mjete për blerjen e një banese./21Media

Back to top button