Pjesa e dytë e “Frozen”, e sjell personazhin kryesor më ndryshe

Pjesa e dytë e “Frozen”, e sjell personazhin kryesor më ndryshe

“Frozen” është filmi vizatimor më i pëlqyer edhe i përfolur i momentit. Tashmë vajzat e vogla që e kanë parë atë, kanë filluar që t’i blejnë rrobat si të personazheve kryesore si dhe t’i imitojnë ato.

Kësaj radhe Elsa do të vijë më ndryshe , do të ketë një të dashur femër. Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar regjisorët janë duke e shqyrtuar  kërkesën nga shumë fansa në rrjetet sociale, që Elsa për të dashur ta ketë një femër, përcjell rtv21.tv

Bashkëregjisori i “Frozen”,  Chris Buck e ka marrë parasysh këtë ide. “Ne do të prekim ato çështje që, mendoj, ekzistojnë dhe përballen çdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë”,  ka thënë ai.

Edhe bashkëregjisorja, Jennifer Lee ka deklaruar se po diskutohet rreth kësaj ideje.

“Kemi shumë diskutime rreth kësaj çështjeje sepse jemi konshientë për këtë gjë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, pjesa e dytë e filmit vizatimor “Frozen” pritet të dalë në vitin 2019,  pra vetëm atëherë do ta kuptojmë orientimin e saktë seksual të Elsës./21Media