Elton: Jam shumë zemërthyer

Elton: Jam shumë zemërthyer

Elton John ka premtuar se do të dhurojë 1 milion dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret në Australi.

Kantautori britanik ka ndërprerë koncertin e tij në Sydney, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për punën e shërbimit zjarrfikës dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.

Kjo është një fatkeqësi apokaliptike dhe të gjithë duhet të jemi mirënjohës për punën që po bëjnë zjarrfikësit. Ka njerëz atje që kanë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojnë shtëpitë, kanë humbur jetën e tyre dhe shtëpitë e tyre. Është një situatë e vështirë edhe për kafshët. Jam shumë zemërthyer për humbjen e habitatit të tyre. Prandaj, sonte unë do të premtoj një milion dollarë për të mbështetur të prekurit”, tha John.

Kujtojmë se qindra zjarre në Australi kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, duke vrarë 26 njerëz dhe rreth 500 milionë kafshë dhe duke shkatërruar mbi 1 mijë shtëpi./21Media