Në Twitter po lakohet shumë emri i Elvanës rreth pjesëmarrjes në Eurovision

Në Twitter po lakohet shumë emri i Elvanës rreth pjesëmarrjes në Eurovision

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, mori pjesë në “Festivalin e 58-të të Këngës” në RTSH me këngën “Me tana”, e cila u mirëprit nga publiku.

Elvana zuri vendin e dytë në festival, ndërsa kënga fituese u zgjedh “Shaj” e Arilena Arës, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kjo fitore ngjalli shumë polemika në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që shohin ende Elvanën si fituese.

Mirëpo, së fundmi po flitet që Elvana do të përfaqësojë San Marinon në Eurovision.

Në Twitter ka shumë reagime rreth këtij lajmi, mirëpo Elvana ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Eurovisioni këtë vit do të mbahet në Holandë./21Media