Sonte nata e parë gjysmëfinale

Sonte nata e parë gjysmëfinale

Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në mesin e 10 artistëve që do të performojnë sonte është edhe artistja e njohur shqiptare, Elvana Gjata.

Artistja ka ndarë disa storie gjatë përgatitjes për performancën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Duket se ajo është gati për një performancë të zjarrtë, shkruan rtv21.tv

Kënga e saj pjesëmarrëse është “Me Tana”, që u publikua në YouTube para një jave dhe numëron mbi 2 milionë e gjysmë klikime.

Sonte do të performojnë Nadia dhe Genc Tukiçi, Sara Bajraktari, Devis Xherahu, Kanita, Kamela Islamaj, Bojken Lako, Elvana Gjata, Aldo Bardhi, Renis Gjoka dhe Albërie Hadërgjonaj. Ndërsa nesër performojnë artistët tjerë.

Sot dhe nesër janë dy netët gjysmëfinale, ndërsa finalja do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media