Elvana ka anuluar koncertet për festat e Nëntorit

Elvana ka anuluar koncertet për festat e Nëntorit

Edhe Elvana Gjata ashtu si shumë prej kënëtarëve të njohur është solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit të së martës.

Këngëtarja, përmes një postimi ka njoftuar se ka anuluar koncertet e 28 dhe 30 nëntorit, pasi që sipas saj nuk është koha të festohet.

“Ne kohe te tilla, eshte e pamundur te festohet, ndaj me keqardhje ju njoftojme se eventet e datave 28 dhe 30 Nentor Ne Bruxelles dhe Hanover, nuk do te mund te zhvillohen”, ka shkruar Elvana në Instagram.

Këtë vit dita e Flamurit shqiptarët i gjeti në zi, shkaku i tërmeteve në Shqipëri që ndodhën para dy ditëve, si pasojë e së cilëve vdiqën dhjetëra persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dita e Flamurit është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media