Kënga e re e Elvanës

Kënga e re e Elvanës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka publikuar projektin e ri muzikor të cilin e ka paralajmëruar ditë më parë, shkruan rtv21.tv

“Tavolina e merzisë”, titullohet kënga e re nga Elvana e cila është shoqëruar edhe me videoklip.

Muzikën e ka bërë Armend Rexhepagiqi, tekstin e ka shkruar Aida Bajraku, ndërsa Darko Dimitrov e ka bërë aranzhmanin.

Për anën vizuele Elvana ka bashkëpunuar me produksionin Supercut./21Media