Teksa po e mësonte koreografinë Elvana e pëson keq

Teksa po e mësonte koreografinë Elvana e pëson keq

Këngëtarja Elvana Gjata dje lansoi këngën “Ku vajti”. Si gjithëherë ajo ishte përkudjesur deri në detajin e fundit që projekti të realizohet bukur, shkruan rtv21.tv.

Megjithatë kjo pati edhe sakrifica. Elvana në videoklip realzion një vallëzim të shkëlqyer nën koreografinë e Albi Nakos. Në videon përfundimtare gjithçka duket perfekte, por gjatë provave nuk e kishte edhe aq të lehtë. Ajo në Instagram ka publikuar një video teksa po e ushtronte vallëzimin dhe për një moment gati rrëzohet .

“Do biesh ,do biesh do thyesh ne mes pastaj do ngrihesh💪🏼😂

(Ps:Balerinet me kane prit goxha mire”, ka shkruar Elvana poshtë videos. Në një tjetër postim ajo ka treguar se është kënaqur shumë gjatë provave si dhe ka falënderuar Nakon./21Media