Këngëtarja shfaqet tërheqëse në aeroportin e Tiranës

Këngëtarja shfaqet tërheqëse në aeroportin e Tiranës

Këngëtarja e mirënjohur e cila së fundmi ka bërë deputimin e saj edhe në tregun ndërkombëtar, Elvana Gjata, njihet si njëra ndër artistet më me stil.

Përkundër vokalit dhe paraqitjeve skenike, vazhdimisht përfolet për paraqitjen e jashtme, shkruan rtv21.tv

Së fundmi Elvana ka publikuar një fotografi në Instagram me një fustan të bardhë me lule, i cili vë në pah linjat trupore të artistes.

Përmes kësaj fotografie këngëtarja tregoi se u kthye në Shqipëri pasi qëndroi një kohë të gjatë në Amerikë ku edhe punoi për projektet e saja muzikore.

Në fotografi vërehet se këngëtarja ka përdorur vetëm pak grim, duke treguar kështu se është e bukur edhe kur shfaqet e thjeshtë.

Ndryshe, “Forever is Over” është projekti i fundit që solli artistja shqiptare./21Media