Elvana Shala do të flas në Malajzi për rrugëtimin e Kosovës drejt paqes

Samiti Global i Paqes

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala,  udhëton sot për në Malajzi ku do të marrë pjesë në Samitin Global të Paqes që nisë punimet zyrtarisht të mërkurën në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Në fjalimin e saj zyrtar, Shala do të flas për të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar dhe diplomacinë publike, me theks të veçantë Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt paqes pas konfliktit me Serbinë.

Përvec kësaj në këtë samit, Shala është pjesë edhe e panelit kryesor “Diplomatët e rinjë” ku bashkë me panelistët tjerë nga Bangladeshi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të dërguarën speciale të komisionerit të lartë për refugjatët të OKB-së do të flasin për mundësinë e uljes së tensioneve të shteteve në konflikt, eliminimin e paragjykimeve, dhe rolin e OKB-së në krijimin dhe forcimin e paqes nëpër botë përmes dialogut.

Pjesë e këtij samiti janë përfaqësues të më shumë se 100 shteteve të ndryshme nga mbarë bota.

Back to top button