Nëntë aktivistë partiak në bisedë informative

Nëntë aktivistë partiak në bisedë informative

Nëntë aktivistë partiak të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë thirrur në bisedë informative të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në përleshjen e mbrëmshme në Shuto Orizare, ku në spital përfundoi kryetari i komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, informon MPB-ja. Asnjë incident nuk do të tolerohet veçanërisht tash në kohën e zgjedhjeve lokale, thotë zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.

“Në procedurë është mbledhja e dëshmive dhe informacioneve për trajtim të mëtejshëm. MPB-ja i dënosh ashpër të gjithë format e dhunës e veçanërisht gjatë procesit zgjedhor”, tha Toni Angellovski, zëvendës i MPB-së.

Deputeti Amdi Bajram, babai i kandidatit të hospitalizuar, sot ka deklaruar se gjendja e djalit të tij është ende e rëndë. Ai thotë se qëllimi i sulmuesve ka qenë ta vrasin djalin e tij pasi që kanë goditur atë me shufra.

“Kjo ka kaluar kufirin, kjo nuk është mirë, nuk është mirë për Maqedoninë. Pse kjo ndodh kur është popullata më e varfër. Mendoj se kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të kemi zgjedhje fer dhe demokratike”, u shpreh Amdi Bajram.

Sot në Shuto Orizare ishte qetë, por dëshmitarët e ngjarjes dhe banorët e lagjes nuk duan të flasin para kamerës së TV21 pasi që ishin të frikësuar.

“Pas rrahjes së kandidatit Elvis Bajrami këtu në Shuto Orizare gjendja momentale është e qetë por qytetarët nuk duan të flasin se çfarë ka ndodhur më saktësisht”.

Rasti i kandidatit për kryetar komune në Shuto Orizare, Elvis Bajram, do të shqyrtohet edhe në komisionin e prokurorisë që do të punojë ekskluzivisht për rastet që lidhen me zgjedhjet. Kjo u njoftua nga kryetari i komisionit të sapoformuar të gjashtë prokurorëve, të cilët do të kenë për detyrë hetimin e parregullsive zgjedhore. Megjithatë, për këtë rast, ata së pari do të presin rezultatet e hetimit të MPB-së.

“Ne si prokurori duhet kur do të marrim denoncim nga MBB-ja, pastaj do të veprojmë në bazë të asaj”, tha Xhelal Bajrami.

Nga partia e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar për rastin duke thënë se MPB-ja duhet të reagojë menjëherë, ndërsa nga LSDM-ja kanë dënuar incidentin. Në lidhje me sulmin e kandidatit Elvis Bajram, ka reaguar Civil – Qendra për liri “Civil duke thënë se këto ngjarje ngrisin tensionet parazjgedhore./21Media