Humanisti Naçi bëri thirrje për të ndihmuar shqiptarët që iu janë rrënuar shtëpitë

Humanisti Naçi bëri thirrje për të ndihmuar shqiptarët që iu janë rrënuar shtëpitë

Pas tërmetit në Shqipëri, shumë biznise, shoqata dhe emra të njohur të fushave të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare u kanë dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Përmes mejteve financiare, veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore, të prekurit nga tërmeti në Shqipëri janë ndihmuar nga i madh e i vogël nga viset shqiptare dhe jo vetëm.

Në mesin e atyre që po kontribuojnë të ndihmojnë Shqipërinë është edhe humanisti i njohur shqiptar, Elvis Naçi, shkruan rtv21.tv

Përveç përmes fondacionit firdeus, humanisti Naçi sot bëri të ditur se nga të ardhurat e tij personale dhuroi 10 mijë euro për tu ndihmuar të prekurve nga tërmeti.

“Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat!”, shkroi Naçi në instagram, me ç’rast bëri thirrje që të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të kontribuojnë në fondacionin firdeus.

 

View this post on Instagram

 

Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat! Bashkohu me nismën e madhe: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci Pay pal: [email protected] Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus Emri i Bankes: Post Finance Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See Konto Nr.: 15-387081-5 IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5 BIC: POFICHBEXXX Të dhënat bankare në USA: Bank Name : Morton Community bank Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus Routing Number: 701123204 Account number : 769397 Të dhënat bankare në Shqiperi: Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania. SWIFT CODE CDISALTR IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481 IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479 Për çdo inforacion më kontaktoni ne nr tim të telefonit: +355674006161

A post shared by Elvis Naçi (@elvisnaci) on

Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit./21Media