A e dini pse?

A e dini pse?

Çokolata – I ftohti ashtu si i nxehti ndikon negativisht te çokolatat. Në temperatura të ulëta, çokolata mbulohet me një shtresë të bardhë që shkaktohet nga kondensimi – disa pjesë të sheqerit kristalizohen. Po ashtu, çokolata absorbon shpejtë aromat.

Mjalta – Në temperatura të ulëta, mjalta kristalizohet – kështu që nuk ka ndonjë efekt tjetër nga temperaturat e ftohta. Kur mbahet në vendin e duhur, mjalta mund të ruhet përgjithmonë, transmeton rtv21.tv

Gjalp kikiriku – Nëse gjalpin e vendosni në frigorifer, do të jetë e vështirë ta vendosni në bukë. Duhet t’i lexoni udhëzimet për mbajtjen e gjalpit dhe për jetëgjatësinë e tij.

Këshilla

Mjalta duhet të mbahet në një kavanoz qelqi të mbyllur fort, në një vend të errët, në temperaturë dhome. Gjalpi i kikirikut është i përsosur kur mbahet në dollap, përveç nëse në pako ka ndonjë udhëzim tjetër.

Çokolata duhet të mbahet në një vend të errët të errët për të mos lejuar që ajo të shkrihet./21Media