Në emisionin Click në RTV21, u bisedua për sfidat pas zgjedhjeve

Në emisionin Click në RTV21, u bisedua për sfidat pas zgjedhjeve

Njëra nga temat ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, që tash e sa kohë është i bllokuar.

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), deklaroi se emërimi i Richard Grenell si i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, është kulmim i interesimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi, shkruan rtv21.tv.

Ky kulmim sipas Kryeziut shprehet nepërmjet gatishmërisë, vullnetit dhe qëllimit për t’u bërë pjesë drejtpërdrejt e procesit të dialogut, duke pasur kështu për herë të parë tendencë pothuajse zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për të qenë palë e procesit të dialogut Kosovë – Serbi./21Media