Nehat Thaçi zgjedhet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Nehat Thaçi zgjedhet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje ka emëruar, Nehat Thaçin në pozitën e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

Thaçi si drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, është zgjedhur me vendim të Qeverisë për një mandat tre vjeçar., shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Nehat Thaçi paraprakisht ishte drejtor i policisë në Mitrovicë.

Deri më 28 shkurt 2018 drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ishte Sokol Zogaj.  Zogaj nuk mban më postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues për shkak të limitit të moshës. Ndërsa në pozitën e Ushtruesit të Detyrës ishte caktuar, Rasim Selmani, deri në përfundim të konkursit. /21Media