Emërohen dy juritë vlerësuese

Emërohen dy juritë vlerësuese

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë përbëhet nga: Isa Qosja – regjisor, Giovanni Robbiano – ekspert i skenarit, Jozko Rutar – producent, Blerta Zeqiri – regjisore, Doruntina Basha – skenariste, Florent Mehmeti – regjisor, dhe Ilir Gjocaj – skenarist.

Kurse juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të shkurtë artistik, animacion, dokumentar, postproduksion, si dhe zhvillim skenari përbëhet nga: Visare Aliu – skenariste, Jahi Jahiu – dramaturg, Arbnesha Grabovci Nixha – aktore, Ilir Ajdini – dramaturg, Ilir Bokshi – regjisor, Mentor Haliti – dramaturg, si dhe Trimor Dhomi – kompozitor.

67 projekte filmike në kategori të ndryshme kanë aplikuar këtë vit për mbështetje./21Media