Emërohet ministri i ri i Financave

Lulzim Rafuna merr pozitën e ministrit në detyrë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar ministrin e ri në detyrë të Ministrisë së Financave.

Këtë e kanë konfirmuar Ministria e Financave në faqen e tyre në Facebook.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj në mbështetje të Nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Nenin 6, paragrafi 4.1 të Rregullores për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit, ka emëruar ministër në detyrë të Ministrisë së Financave z. Lulzim Rafuna.”, thuhet në shkrimin e tyre.

Rafuna deri sot ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish ministri Bedri Hamza.

Ndryshe, kujtojmë që Bedri Hamza ka qenë ministri i vetëm i pranishëm në sallën e Kuvendit më 26 dhjetor me ç’rast automatikisht ka dhënë dorëheqje kur është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës./21Media

 

Back to top button