“Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne”

“Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne”

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery e ka mbështetur mesfushorin e Zvicrës, Granit Xhakën pasi që ai u vërshëllye nga tifozët, në ndeshjen kundër Aston Villa-s.

Arsenali edhe pse me 10 lojtarë në fushë arriti ta përmbysë rezultatin ndaj Villa-s. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:2 në favor të “topçinjve”.

Tifozët filluan të vërshëllejnë kur Xhaka u zëvendësua në minutën e 72’-të, për shkak të performancës së tij. Pas ndeshjes, Emery e mbrojti 26 vjeçarin.

“Ne kemi nevojë për tifozët tanë. Ata duhet ta përkrahin çdo lojtarë. Xhaka është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe jam i sigurt që do të arrijë gjëra të mëdha”, tha ai.

Arsenali me fitore e djeshme, ngjitet në vendin e katërt në Premierligë, me njëmbëdhjetë pikë, nga gjashtë ndeshjet e para./21Media