“Xhaka ka nevojë për kohë”

“Xhaka ka nevojë për kohë”

Trajneri i Arsenal-it, Unai Emery tha se Granit Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen e Arsenalit kundër Wolves.

Xhaka u dëgjua duke i sharë tifozët pasi këta të fundit e vërshëllyen, në ndeshjen me Crystal Palace.

Trajneri spanjoll tha se mesfushori ka nevojë për kohë që të kthehet në normalitet.

“Ne kemi nevojë për kohë që të rikthemi në normalitet. Ai kërkoi falje dhe tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, tha ai.

Emery u pyet nëse mesfushori 27-vjeçar do të vazhdojë të jetë kapiteni i ekipit, por ai nuk u përgjigj drejtpërdrejt, duke thënë vetëm se Xhaka nuk do të luajë nesër.

Nuk mendoj që ai do të luajë nesër”, përfundoi ai.

Mesfushori mungoi edhe në mesjavë, në ndeshjen kundër Liverpool-it, në Carabao Cup./21Media