Çfarë ndikoi në vendimin e Emery?

Çfarë ndikoi në vendimin e Emery?

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka treguar arsyen përse e ka zëvendësuar mesfushorin Dani Ceballos.

Futbollisti spanjoll është huazuar këtë verë dhe është ndër lojtarët kryesorë te “topçinjtë”.

Shumë adhurues e kanë kritikuar zëvendësimin e tij, pasi kjo ka ndikuar në lojën e Arsenalit.

Tekniku spanjoll ka thënë se koha ka qenë e nxehtë dhe kjo ka ndikuar në vendimin e tij.

Ishte shumë nxehtë dhe na duheshin lojtarë të tjerë. Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë dhe duhet të shikojmë si t’i forcojmë tre lojtarë”, deklaroi ai.