Sipas tij, gjithçka është e mundur

Sipas tij, gjithçka është e mundur

Unay Emery erdhi tek Arsenali vetëm 6 muaj më parë teksa zëvendësoi,Arsen Wenger, ky i fundit u largua pas 22 vitesh.

Megjithatë drejtuesit e Topcijve morën në stol spanjollin për të rikthyer pas 3 vitesh Arsenalin në Champions.

Por, vetë tekniku është dorëzuar qe tani teksa është i mendimit se Manchester United dhe Chelsea janë në garë për një vend në Ligën e Kampionve sezonin e ardhshëm.

“Është e vështirë, sepse para kemi dy ekipe më të mira se ne. Por, gjithçka është e mundshme, ka edhe shumë ndeshje. Jemi tri pikë prapa Chelseat dhe vetëm dy pikë prapa Manchester Unitedit, që janë dy skuadra të mëdha”, tha Emery.

Sipas tij, përfundimi i tyre në top katërshe është shumë i vështirë.