Referendumi mund t’ia shtojë pushtetin presidentit Recep Tayyip Erdogan

Referendumi mund t’ia shtojë pushtetin presidentit Recep Tayyip Erdogan

Qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit kanë filluar sot votimin për referendumin e 16 prillit të Turqisë, i cili mund t’ia shtojë pushtetin presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria që po votohen do t’i japin pushtet ekzekutiv presidencës, si dhe do ta shfuqizojnë postin e kryeministrit. Erdogani, i cili për një kohë të gjatë ka bërë presion për këto ndryshime, insiston se një presidencë më e fortë do të çojë drejt prosperitetit më të madh. Por, kritikët druajnë se ndryshimet do t’i japin shumë pushtet Erdoganit pa balance dhe kontrolle, shkruan rtv21.tv

Afro 3 milionë turq jashtë shtetit janë të ligjshëm për të votuar, gati gjysma e tyre në Gjermani. Ata do të mund të votojnë nga sot deri më 9 prill në konsullatat e Turqisë në Berlin, Hamburg, Hanover, Frankfurt, Koln, Dyzeldorf dhe disa vende tjera.

Popullsia turke e Gjermanisë është e rëndësishme për Erdoganin, kampi “Po” i të cilit është duke luftuar për të ruajtur avantazhin brenda Turqisë.

Në zgjedhjet presidenciale më 2015, 60 përqind e turqve në Gjermani kanë votuar partinë e Erdoganit – AKP.

iaspora turke në Austri, Zvicër, Danimarkë dhe Francë po ashtu do të votojë gjatë dy javëve në vazhdim.

Referendumi kushtetues brenda Turqisë zhvillohet më 16 prill. Referendumi ka shkaktuar mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe disa qendrave evropiane, të cilat i kanë ndaluar zyrtarët turq të mbajnë tubime politike në territoret e tyre./21Media