Aktorja flet për raportin me Emma-n

Aktorja flet për raportin me Emma-n

Emilia Clarke thotë se filmi ‘Last Christmas’ shërben si udhëzim për t’u drejtuar në jetë.

Aktorja 33 vjeçe që luan rolin e Kate në komedinë romantike për festë, lavdëroi shumë shkrimin e Emma Thompson.

Në një intervistë për HeyUGuys, Emilia tha se “ajo që më tërhoqi tek Kate ishte shkrimi i Emma Thompson. Mendoj se ajo shkruan aq bukur, ajo ka shkruar një heroinë të vërtetë. Ajo ka shkruar një vajzë që është reale dhe më të cilën mund të lidheni, jo vetëm sëmundja mund të lidhë me Kate. Është vështirë të gjendet harta e rrugës për jetën, ndaj mendoj se ky film e ofron këtë. Mund të jenë shumë të vogla, ndryshimet që mund t’iu bëjnë të ndiheni më mirë”.

“Ylli i ‘Game of Thrones’ në film paraqitet përkrah Henry Golding, dhe ajo e pranoi se kishte shumë gjëra të përbashkëta me aktorin e filmit ‘Crazy Rich Asians’ .

Ne jemi londinezë, kemi kaluar shumë kohë në Londër dhe patëm shumë muzikë të përbashkët me miliona gjëra të tjera. Ishte kënaqësi të punoja me të, jashtëzakonisht zemërgjerë, i mirësjellshëm dhe profesionist. Kur dikush i ka këto tipare është zor të mos shkosh mirë me të”, tha Emilia.

Ndërkaq Emma, 60 vjeçe poashtu paraqitet në filmin me regji të Paul Feig, si nëna Kate, Petra. Emilia ia doli të kap trurin e koleges së saj për të marr disa këshilla për karrierë.

Kur u pyet në qilimin e kuq se çfarë ka mësuar nga Emma, Emilia i tha BANG Showbiz se “Të gjitha. Emma Thompson më tha të gjej atë që sjell hare dhe unë nuk e kam harruar këtë“./21Media